Transmetuar më 16-08-2020, 19:09

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në autostradën “Fier-Vlorë”.

Aksidenti ka ndodhur ditën e sotme, në afërsi të fshatit Cerkovinë, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Nga aksidenti dyshohet se është lënduar rëndë një grua, e cila ishte pasagjere në makinë.

Ajo është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ende nuk bëhen të ditur identitetet e personave të përfshirë në aksident.

Po punohet nga policia për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd