Transmetuar më 16-08-2020, 17:36

Prokuroria Themelore në Gjilan të Kosovës, njofton se sot ka ndërruar jetë prokurori Esat Ademi.

I ndjeri Esat Ademi ishte prokuror në Departamentin e Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

“Kryeprokurori dhe gjithë stafi i prokurorisë Themelore në Gjilan, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe gjithë miqtë e të ndjerit. Gjithë stafi i Prokurorisë Themelore në Gjilan, gjithmonë do ta kujtojë me respekt dhe nderim!”.

Të afërm të të ndjerit në rrjetet sociale shkruajnë se prokurori Ademi ishte i infektuar me koronavirus.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd