Transmetuar më 16-08-2020, 15:36

Koronavirusi ju merr jetën 11 personave në Kosovë në 24 orët e fundit.

Ndërkohë nga 440 testime të kryera janë konfirmuar 141 raste të reja infektimesh.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, njofton se numri total i rasteve pozitive është 11.416 raste në virusin SARS-CoV-2 dhe 401 numri total i viktimave.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.824.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 44 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Klinë, Obiliq, Prizren, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj. /a.y/noa.al