Transmetuar më 16-08-2020, 11:26

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Nga testimet e bëra në orët e fundit, Lumezi, ka dalë i prekur me Covid-19.

Ky fakt u bë me dije më anë të një deklarate zyrtare ku thuhet se:

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, dje e ka bërë testin për Covid-19, dhe ka rezultuar pozitiv”, thuhet në njoftim.

Aktualisht kryeprokurori Lumezi është vetizoluar dhe gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme, teksa po merr trajtim mjekësor. /a.y/noa.al