Transmetuar më 16-08-2020, 10:22

Presidenti Ilir Meta po pushon në brigjet e Himarës, teksa nuk humbet mundësinë që të eksplorojë gjithë zonën dhe të takojë personazhe të njohru të vendit.

Ai ka ndarë një fotografi me poetin Lefter Çipa, i cili njihet ndër autorët më në zë të polifonisë, teksa pinë kafen e mëngjesit.

“Himarë, me Lefter Çipën, Legjendën e gjallë të polifonisë”, shkruan Meta.

Më herët ai ndau fotografi nga Piluri, duke e quajtur “Ballkoni i Bregdetit”, për të uruar të diel të mbarë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd