Transmetuar më 15-08-2020, 19:00

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Liqenin e Shkodrës ku u mbyt një 24-vjeçar.

Policia thotë se në fshatin Grizhë, në vendin e quajtur “Balshaj”, Malësi e Madhe, kanë qenë duke u larë katër persona.

Njëri prej djemve, pikërisht 24-vjeçar B.D, banues në fshatin Ktosh, Malësi e Madhe, u hodh nga varka.

Ai nuk arriti që të dalë më nga uji.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor që po punojnë për gjetjen e trupit në liqen. /k.k/noa.al/

Mbytet një i ri në liqenin e Shkodrës