Transmetuar më 15-08-2020, 17:22

Një 36-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se do të vriste tre persona.

Në njoftimin për mediat, polica thotë se Ilirjan Progonati qarkullonte me armë zjarri në qytetin e Fierit, dhe më pas u bë e mundur ndjekja e tij.

Në operacion morën pjesë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

36-vjeçari u vu në pranga mesditën e sotme, ku bashkë me të u arrestua edhe 59-vjeçari A.M, i cili e kishte fshehur atë në banesën e vet.

Po gjatë operacionit policia gjeti dhe sekuestori edhe armën kallashnikov me të cilën ky shtetas dyshohet se do kryente krim të trefishtë.

Shtetasi I. P., pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen "15 Tetori", me shtetasit L. P., 30 vjeç; K. P., 25 vjeç dhe A. P., 28 vjeç, banues në Fier, është larguar nga vendngjarja për të siguruar një armë zjarri dhe është rikthyer me synimin për t’i vrarë shtetasit e lartpërmendur, por sapo ka parë shërbimet e policisë të afroheshin drejt tij, është larguar me shpejtësi. /k.k/noa.al/