
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi ku një vajzë adoleshente ka vdekur pasi u godit nga rryma elektrike në vaskë.
Ndëkohë sipas policisë besohet se shkaku për këtë ngjarje është bërë celulari i saj që po karikohej.
Viktima e identifikuar si Anna K., kishte rreth një orë që kishte hyrë në vaskë, kur fqinjët raportuan një rrjedhje uji nga tavani.
Ka qenë njerku i vajzës i cili ka thyer derën e banjës për të hyrë, ku e ka gjetur 15-vjeçaren pa shenja jete.
Celulari i saj që po karikohej u gjet në vaskën e mbushur me ujë.
Sa i përket kësaj ngjarje familjarët u shprehën se një lavatriçe kishte shkaktuar edhe më parë rrymë elektrike në banjë, dhe në kohën e incidentit ishte duke punuar.
Por mjekët pasi kanë parë skenën e ngjarjes u shprehën se vajza kishte vdekur nga rryma elektrike.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





