Transmetuar më 14-08-2020, 14:49

Një 66-vjeçar është shpëtuar mrekullisht nga një police.

Ngjarja raportohet në Kaliforni, ndërsa pamjet kur Erika Urrea shpëton burrin janë bërë virale.

Ishte momenti kur një tren po afrohej pranë burrit me karrocë, dhe policja e pa, ndaloi makinën dhe vrapoi për të shpëtuar atë.

Ajo tentoi ta lëvizte me karrocë por ishte e pamundur. Disa sekonda para se treni të godiste burrin, policja arriti ta largojë atë nga karroca dhe ta hedhë në tokë.

“Oficerja Urrea rrezikoi jetën e saj për të shpëtuar një tjetër jetë dhe veprimi i saj parandaloi një tragjedi sot. Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për oficeren Erika Urrea dhe heroizmin e saj”, tha departamenti i policisë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd