Transmetuar më 14-08-2020, 10:00
Pamje nga arrestimet dhe armet e sekuestruara

Shtatë persona janë vënë deri më tani në pranga nga policia, lidhur me ngjarjen e ndodhur më 8 gusht, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi drejt hotel “Volorekës” në Tushemisht të Pogradecit, ku krahas godinës u dëmtuan edhe shtatë makina të parkuara.

Nga hetimet e kryera u arrit të lokalizohej baza ku fshihej organizatori dhe persona të tjerë të përfshirë në ngjarjen në Tushemisht.

U zbulua se Meardi Berberi, në bashkëpunim me Ilir Berberin, i ndaluar më herët, të dy në rolin e organizatorëve, si edhe Anterio Kaloshi në rolin e ekzekutorit, më datë 8 gusht, dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, djalin e pronarit të hotelit, Jetmir Meçollarin, ku si pasojë e të shtënave me armë, janë dëmtuar godina e hotelit dhe 7 automjete të parkuara pranë tij.

Efektivët e policisë në bashkëpunim me Repartin Special RENEA, falë koordinimit të veprimeve dhe përdorimit të dronit finalizuan me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Driloni” si rezultat i të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

-Meardi Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës);

– Anterio Kaloshi, 29 vjeç, banues në Lushnjë (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës);

– Ervin Kalaja, 40 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”).

Shërbimet e Forcave Operacionale kanë bërë kapjen në flagrancë të tyre në zonën e Linzës, Tiranë, në garazhin e shtetasit Ervin Kalaja, i cili dyshohet se ka përkrahur pas kryerjes së krimit, shtetasin Meardi Berberi, duke i mundësuar kushte dhe mjete për jetesë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, të dyshuarve iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 thikë, krehra, sasi municioni luftarak, të cilat i posedonin pa leje, dokumente të dyshuara si të falsifikuara, sasi monetare në lek dhe euro.

Gjithashtu janë sekuestruar pjesë të ndryshme të armëve të zjarrit që dyshohet se janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale, të cilat do dërgohen për ekzaminim ne laboratorin shkencor.

Gjithashtu ndaj Meardi Berberit, Gjykata e Pogradecit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, kryer në bashkëpunim”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 10.02.2020, në lagjen nr. 3, përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, ku në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka kanosur pronarin e hotelit për të mos dëshmuar në një seancë gjyqësore, si edhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe të IEVP-së gjatë kryerjes së detyrës.

Ndërsa ndaj Anterio Kaloshit, Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 07.03.2018, në lagjen nr. 1, në Korçë, ku në bashkëpunim me shtetas të tjerë kanë vjedhur me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E. G.

Gjithashtu ndaj Anterio Kaloshit, Gjykata e Lushnjës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike” në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 11 tetor 2017, në lagjen “Loni Dhano” Lushnjë, ku dyshohet se Kaloshi, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri tip automatik shtetasit Z. L., dhe J. H., si edhe kanë plagosur shtetasit M. Xh., dhe B. T.

Nga ana e policisë po vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër të shpallur në kërkim B. S., në kuadër të këtij operacioni. /a.y/noa.al

Të shtënat me armë ndaj hotelit në Tushemisht, shkon në 7 numri i të arrestuarve/Rolet

Sulmi me armë ndaj hotelit në Tushemisht, arrestohen dy persona në Tiranë

Sulmi me armë ndaj hotelit në Pogradec, 1 muaj burg për Topuzin

Pamje të reja nga sulmi në hotelin në Tushemisht, një person me automatik hap zjarr

Breshëri plumbash drejt hotel “Volorekës”, si u fsheh mes maleve Berberi/E kaluara e tij

Renea kap organizatorin e sulmit me armë në hotelin në Tushemisht, pranga dhe 3 bashkëpunëtorëve/Emrat

Tentuan të vrisnin djalin e pronarit të hotelit në Pogradec, si funksiononte grupi/ Ku ishin fshehurLAJMI: https://noa.al/lajmi/2020/08/2182294.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Vendredi 14 août 2020