Transmetuar më 13-08-2020, 19:37

Ndahet nga jeta manjati i mediave amerikane, Sumner Redston, i cili mbylli sytë në moshën 97-vjeçare.

Shpesh me humor ai thoshte se nuk do të vdiste kurrë, dhe do të jetonte përgjithmonë.

Në vitin 2016 u shkëput pak nga aktiviteti i tij i përditshëm, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Redstone kishte trashëguar një kinema nga babai i tij dhe e ktheu në kinema multi-miliardë dollarëshe dhe perandori mediatike.

Ka kontrolluar emrat si Viacom, Paramount Pictures, CBS Corp dhe MTV. Sumner Redston është martuar dy herë dhe ka dy fëmijë. /k.k/noa.al/