Transmetuar më 13-08-2020, 19:23

Një 40-vjeçar nga Tirana është arrestuar sot nga policia në Elbasan, pasi po transportonte 34 shtetas të huaj nga vende të treta për të kaluar kufirin.

Shteasi me inicialet V.K, kishte në makinën e tij shtetasit nga Siria dhe qëllimi ishte për të kaluar kufirin me Kosovën.

Ata ishin marrë nga Bilishti, dhe më pas do të shkonin për në vendet e Bashkimit Europian.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vazhdojnë hetimet për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Javët e fundit kanë qenë të shumta tentativat për kalime të tilla të paligjshme. /k.k/noa.al/