Transmetuar më 13-08-2020, 18:31

Pak ditë më parë, policia tha se ka arrestuar një 36-vjeçar nga Kosova pasi rezultoi se kishte vjedhur në Itali një makinë luksoze tip Lamborghini.

Labinot Ibrahimi u ndalua në pikën e kalimit kufitar të Morinës, ndërsa makina u bllokua.

Por duket se ngjarjet kanë marrë një tjetër rrjedhë.

Pas dërgimit të letërporosive nga ana e autoriteteve shqiptare më 4 gusht drejt Interpol Romës dhe zyrave qendrore të Interpolit në Bazel, rezultoi se automjeti nuk ishte i vjedhur.

Mësohet se 36-vjeçari ka dokumente të rregullta që vërtetojnë pronësinë e makinës nga ana e tij.

Aktualisht i riu ndodhet i arrestuar me akuzën e trafikimit të mjeteve. /k.k/noa.al/