Transmetuar më 13-08-2020, 16:32

Koronavirusi po merr jetë njerëzish çdo ditë, në të gjithë botën.

Dy mjekë në Florida të Shteteve të Bashkuara nuk e fituan dot betejën me infeksionin, dhe ndërruan jetë.

Ata ishin babë e bir, dhe të dy nuk e përballuan dot agresivitetin e koronavirusit.

Carlos Francisco Vallejo, 57-vjeç, besohet se e mori virusin nga kontakti me një prej pacientëve të tij.

Pas tij u infektuan edhe pjesëtarët e tjerë të familjes, mes tyre edhe djali i tij Jorge, që po ashtu humbi jetën. /k.k/noa.al/