Transmetuar më 13-08-2020, 12:44
Makina e djegur

Një makinë ka marrë flakë teksa ka qenë në ecje e sipër në Pogradec.

Ngjarja u shënua mesditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Tiranë, në afërsi të fshatit Hudënisht.

Mjeti tip “Peugeot” me targa AA869GA, u përfshi nga flakët në rrethana të paqarta.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ra për shkak të një defekti në mjet.

Drejtuesi i makinës arriti të zbresë në kohë nga mjeti, duke shpëtuar pa lëndime. /a.y/noa.al