Transmetuar më 13-08-2020, 11:32
Foto ilustruese

Një kryefamiljar në Tiranë ka përfunduar në prangat e policisë pas denoncimit të bërë ndaj tij për dhunë, nga e bija.

Efektivët e komisariatrit Nr. 5, bënë arrestimin në flagrancë të S. Q., 41 vjeç.

I ndaluari akuzohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij minorene, K. Q., 17 vjeçe.

Pas ndalimit të të atit, adoleshentes iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. /a.y/noa.al