Transmetuar më 13-08-2020, 10:04
Foto ilustruese

Një person ka rrezikuar që të mbytej teksa ka qenë duke u larë në plazhin publik në Vlorë.

Rreth orës 09:25 të ditës së sotme, në plazhin e Lungomares shtetasi Luan Mezani, 79 vjeç, duke u larë në det dyshohet se ka rrezikuar të mbytet.

I moshuari është transportuar në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave. /a.y/noa.al