Transmetuar më 13-08-2020, 08:43

Ardhja në jetë e vogëlushes Emi, e ka ndryshuar totalisht jetën e moderatores Jonida Vokshi.

Ajo është e dhënë tërësisht pas vajzës, e cila më 18 gusht bën dy muajshe.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, Jonida ka ndarë një fotografi të së bijës, ku shihet dora e saj.

“Vdiqa pas teje! Vdiqa! Faleminderit Zot”, shkruan Jonida, e cila duket se lidhet çdo ditë e më shumë me të bijën.

Moderatorja u rikthye në super formë trupore pak ditë pas lindjes, duke mos shfaqur asjë kilogramë më tepër.

Jonida u martua një vit më parë me regjisorin nga Kosova, Besnik Krapi, martesë nga e cila erdhi në jetë e vogla Emi. /a.y/noa.al