Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në një ndeshje në një ndeshje të ligave amatore.
Ish futbollisti i Spartakut të Moskës dhe Zenitit të Shën Petërburgut, por edhe kombëtares ruse Roman Shirokov ka dhunuar duke e bërë për spital, arbitrin e ndeshjes.
Mesfushori 39-vjeçar, i tërhequr pak vite më parë, humbi logjikën kur arbitri kryesor nuk i dha një penallti dhe protestoi ashpër.
Pas këtij veprimi Shirokov u ndëshkua me karton të kuq.
Kaq mjaftoi që Shirokov të mos mendohej dy herë e të sulmonte arbitrin, duke e goditur fillimisht me grusht e më pas me shqelma, ndërsa u desh ndërhyrja e futbollistëve të pranishëm për të mos lejuar vijimin e sherrit.
Më poshtë keni pamjet:/noa.al/
Добивание ногой в лицо pic.twitter.com/SlOD1s6I0s
— Дмитрий Егоров (@edim_sport) August 10, 2020