Transmetuar më 12-08-2020, 21:29

Një aksident tragjik ndodhi pasditen e sotme në Rrugën e Kombit.

Si pasojë e aksidentit 2 të rinj nga Kukësi humbën jetën, ndersa një tjetër ndodhet i plagosur në gjendje kritike për jetën.

Fillimisht, nga aksidenti I tmerrshëm, humbi jetën Shpëtim Manaj.

I riu tjetër, I identifikuar si Klisman Uka, pavarësisht se u dërgua me helikopter drejt Tiranës, nuk arriti që të mbijetonte.

I treti që ndodhej brenda automjetit të llojit “Golf”, që doli nga rruga është Samet Elezi.

Ky i fundi ishte personi që po drejtonte makinën dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë.

Mjeti me të cilin udhëtonin, i tipit “Golf”, doli nga rruga në autostradën Kalimash-Morinë, pjesë e “Rrugës së Kombit”, në vendin e quajtur “Shkodra Beton” dhe u përmbys./noa.al/

Shënim! I pari (majtas) është Shpëtim Manaj, ndersa tjetri Klisman Uka.