Transmetuar më 12-08-2020, 11:37
Spitali Shefqet Ndroqi

Spitali Covid 2, apo siç njihet gjerësisht si “Shefqet Ndroqi”, reagon lidhur me akuzat e ish-deputetit demokrat Bardh Spahia, për mungesë ilaçesh për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

Në një deklaratë zyrtare thuhet se në përgjigje të reagimit të Partisë Demokratike, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” informon qytetarët se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët e shtruar që përdoret në protokollet e përcaktuara të mjekimit në spitalin tonë.

“Spitali Covid 2 “Shefqet Ndroqi” ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit. Në të njëjtën kohë ftojmë politikanët të na lejojnë të bëjmë punën tonë për t’u shërbyer pacientëve të prekur nga Covid-19 ditë e natë, pa ndërprerje, me përkushtim dhe profesionalizëm”, deklaron spitali.

Ky reagim vjen pasi Spahia publikoi mesazhin që shihni më poshtë ku pretendohet se ka mungesë antiviralet. /a.y/noa.al