Transmetuar më 12-08-2020, 10:58

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ngre shqetësim lidhur me situatën e koronavirusit në vend.

Ai ngre si problem situatën në lokalet e bregdetit, duke folur me emra dhe hedh akuza për “plagosje me paramendim”.

Beqaj thotë se lufta me Covid-19 është luftë në territor dhe se beteja kryesore këtë javë është në bregdetin e Jonit.

“Beach bar më beach bar dhe club më club. 24 orë në çdo ditë. Duke filluar nga prototipët si Nazar e Folie Marine e të gjithë me radhë. Aty po lejohet të ndodhin “plagosje me paramendim”. Aty po sakrifikohet sakrifica 5 mujore e personelit shëndetësor”, shkruan ish-ministri.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi pasditen e së martës, se deri më tani kanë humbur jetën 205 persona, si pasojë e koronavirusit.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar. /a.y/noa.al