Transmetuar më 11-08-2020, 14:04

Një pushuese e cila ndodhej në plazhin e Ksamilit, ka rënë nga mur dhe për pasojë ka humbur jetën

Ngjarja e rëndë është shënuar ditën e sotme, ku viktima është 69-vjeçarja Kristina Cauli.

E moshuara nga Berati, u rrëzua aksidentalisht nga muri duke pësuar dëmtime në kokë.

Pavarësisht ndihmës së dhënë në spitalin e Sarandës, nuk ia doli të mbijetojë.

Viktima ishte me pushime dhe e shoqëruar nga familjarët e saj.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale./a.y/noa.al