Transmetuar më 11-08-2020, 13:40
Foto ilustruese

Një person kundërshton zyrtarët e agjencisë së bregdetit dhe arratiset. Ngjarja është shënuar rreth orës 12:10 të ditës së sotme, në plazhin e Radhimës, në Vlorë.

Punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, gjatë ushtrimit të detyrës për kontrollin e plazheve janë kundërshtuar nga një person, i cili pretendonte se posedonte një hapësirë plazhi në këtë zonë.

Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. A,  dyshohet se ka kanosur punonjësit për shkak të detyrës dhe më pas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të të dyshuarit dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.  /a.y/noa.al