Transmetuar më 11-08-2020, 11:58

Një çift bashkëshortësh David e Shelley Adams, prej pak kohësh kanë fituar 1 milionë sterlina në lotarinë kombëtare. Çifti anglez nga Chipping Norton, Oxfordshire, morën fitoren e majmë që mund ti ndryshojë jetën.

Burri prej pak kohësh kishte humbur punën, ndërsa gruaja ishte diagnostikuar me sklerozë. Ky vit nuk ka qenë aspak i lehtë për ta, pasi 61-vjeçari pak kohë më parë u pushua nga puna, teksa punonte në një zdrukthëtari.

Por edhe e shoqja Shelley, 52 vjeçe është e papunë, për shkak se është diagnostikuar me sklerozë të shumëfishtë, e cila nuk e lejon të bëjë shumë shërbime. Për familjen gjithë këto zhvillime ishin një goditje e madhe si ekonomike edhe morale.

Kësaj situate i shtohen edhe dy zi, pak muaj më parë vdiq nga infarkti kunata e David dhe më tej, koronavirusi i mori jetën edhe vëllait të tij.

Por më pas mjaftuan gjashtë numra, për të kthyer fatin në anën e tyre, Adams çoi në shtëpi 1 milion sterlina.

Ai ka vendosur që të ndryshojë makinën, një Ford Mondeo e vjetër, për të marrë një Nissan Qashqai. Ndërsa Shelley do të bëjë një udhëtim, të cilin aq shumë e dëshironte.

“Kam disa të afërm në Kanada të cilët i kam parë vetëm me kompjuter, dua që ti takoj personalisht. Pastaj nuk kam dalë asnjëherë nga Britania e Madhe”, tha gruaja. /a.y/noa.al