Transmetuar më 10-08-2020, 23:24

Një video shokuese vjen nga Florida e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku shihet një i mitur duek u prangosur nga policia.

Pamjet janë regjistruar në vitin 2018 por janë publikuar për herë të parë këtë të hënë.

Në video shihen oficerët e policisë të cilët prangosin një djalë 8 vjeçar, brenda shkollës.

Gjatë këtij akti, i mituri nis e qan teksa efektivët i thonë se do të shkojë në burg, shkruan Daily Mail.

Ngjarja është filmuar nga kamera e trupit e një polici ndërsa bëhet fjalë të ketë ndodhur më 14 dhjetor 2018.

Ajo çfarë e bën akoma më zemëruese ngjarjen, është se i mituri mendohet të jetë me aftësi ndryshe, por që efektivët me sa duket nuk e kanë marrë parasysh.

Këta të fundit kishin mbërritur në një shkollë ku fëmija raportohet të ketë goditur një mësues. Pamjet janë publikuar nga një avokat këtë të hënë, ndërsa emri i fëmijës nuk bëhet i ditur për shkak të moshës.