Transmetuar më 10-08-2020, 19:59

Prej muajsh maskat janë bërë ndër produktet më të shitura, me qëllim, për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Maskat janë të llojeve të ndryshme, ndaj edhe cilësia është po ashtu e ndryshme. Një grup studiuesish në universitetin Duke në Karolinën e Veriut, SHBA, krijuan një teknikë të thjeshtë për të analizuar efektivitetin e llojeve të ndryshme të maskave.

Në studimin e publikur të premten, studiuesit në departamentin e Fizikës demonstruan se sa efikase janë maskat duke studiuar transmetimin e pikave të frymëmarrjes gjatë të folurit.

Ekspertët e shëndetit publik kanë shpenzuar muaj të tërë duke theksuar se maskat janë një nga mjetet më efektive për të ndihmuar në luftimin e pandemisë. Por kur testuan efektivitetin e tyre, studiuesit zbuluan se disa maska janë të kota.

Ata testuan 14 maska të disponueshme duke përfshirë dhe maskën N95, zakonisht të rezervuar për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Maska më e efektshme dhe e përshtatshme ishte N95. Maska kirurgjikale me tre shtresa dhe maska pambuku, të cilat shumë njerëz i kanë bërë në shtëpi, gjithashtu performuan mirë.

Pëlhurat e qafës, të quajtura gjithashtu maskagajtan dhe shpesh të përdorura nga vrapuesit, ishin më pak efektivët. Vendosja e një maske të tillë lejontë transportimin e pikave të frymëmarrjes sepse materiali i kthen pikat e mëdha në grimca më të vogla që transportohen më lehtë me ajër.

Shamitë e palosura dhe maska e bëra vetë me materiale të ndryshme gjithashtu nuk ofronin shumë mbrojtje.

“Ne duam të theksojmë se i inkurajojmë njerëzit të vendosin maska, por gjithashtu duam që ata të mbajnë maska që të jenë funksionale”, është shprehur Neck Fleeces, një nga studiuesit. /k.k/noa.al/