Transmetuar më 10-08-2020, 16:09

Një pacient me koronavirus ka ndërruar jetë në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Bëhet fjalë për një një 55-vjeçare nga Vlora.

Situata problematike është me rastet ditore, ku sërish nuk kemi ulje të kurbës.

Nga 506 testime për të dyshuar me Covid, 125 persona kanë rezultuar pozitivë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 15 në Korçë, 10 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste Lushnje, Kurbin, 2 në Devoll, nga 1 rast Elbasan, Kukës, Pukë, Përmet, Sarandë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh,

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3379, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar. /k.k/noa.al/