Transmetuar më 10-08-2020, 15:56

Një sherr i çastit ka degjeneruar në përdorimin e thikave në fshatin Rrëmenj të Pogradecit.

Protagonistë janë dy të rinj të cilët u zunë pas një debati verbal.

Ata kanë marrë lëndime në kokë dhe këmbë, dhe është dashur transportimi për në spital.

Policia thotë se janë konfliktuar për motive të dobëta shtetasit B. T., dhe B. Z., të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë dëmtuar njëri-tjetrin me sende të forta dhe të mprehta.

Nuk dihen ende shkaqe e ngjarjes që për pak mund të kishte përfunduar edhe më keq.

Ishin banorët e zonës ata që lajmëruar policinë. Kjo e fundit po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, nërsa të rinjtë janë shoqëruar në komisariat. /k.k/noa.al/