Transmetuar më 10-08-2020, 11:13

Ka dalë sot para gjykatës së Pogradecit për tu njohur me masën e sigurisë, 44-vjeçari Olsi Çekiçi, i cili më 6 gusht vrau me thikë nënën e tij Firdes Çekiçi 70 vjeçe, për ti prerë më tej kokën dhe për t’ia varur te porta e shtëpisë.

I dyshuari i akuzuar për veprat penale  “Vrasje me dashje për shkak të marredhenieve familjare” dhe “Dhunë në familje”, është shfaqur i qetë në gjykatë.

Ai mbante në fytyrë maskën e bërë të detyrueshme për shkak të koronavirusit, teksa shikonte përreth se çfarë do të ndodhte me të.

"Arrest me burg" pa afat vendosi gjykata ndaj tij, ku në vijim të hetimeve do të mbetet pas hekurave.

Ka qenë vajza 15-vjeçare e të dyshuarit ajo që ka zbuluar ngjarjen e ndodhur në Buçimas të Pogradecit, ku pasi i çoi të atit për të ngrënë shkoi te fqinja ngjitur për të kërkuar diçka.

“Dëgjova të bërtitura dhe dola kur pashë se çfarë kishte ndodhur. Mora biçikletën dhe shkova në Komisariatin e Pogradecit që të thërrisja Policinë”, ka thënë e mitura.

Olsi Çekiçi vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë i dënuar në Itali për drogë dhe vjedhje. /a.y/noa.al

Del fotoja e gruas që u vra nga djali, i preu kokën me drapër

Djali vrau nënën dhe i preu kokën, zbulohen fjalët e fundit që i tha