Transmetuar më 10-08-2020, 10:57

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ku në rrugën "Gjon Kastrioti", në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë, Veronika Ramadani, 67 vjeçe, bëhet me dije se nuk bëhet fjalë për vrasje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe nga ekspertimi mjeko-ligjor ka rezultuar se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale

Fillimisht policia shoqëroi djalin me të cilin jetonte viktima, Julian Zisi 45 vjeç, për ta liruar më tej.

Lidhur me ngjarjen, materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranë, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al

Policia shoqëroi djalin, kush është gruaja që u gjet e pajetë në banesë/Emri

Gjendet e pajetë një grua në Tiranë, policia shoqëron djalin e saj