Transmetuar më 10-08-2020, 09:36
Foto ilustruese

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në Përmet, duke vënë në pranga një person.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një person dispononte lëndë narkotike, u bë arrestimi i L. Th., 38 vjeç, banues në Përmet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga dhomat e hotelit që i dyshuari e kishte marrë me qira, policia gjeti 15 qese të vogla transparente me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

38-vjeçari dyshohet se prej kohësh merrej me shpërndarjen e drogës dhe për këtë arsye të dhënat ndaj tij nuk mungonin.

Ndaj të ndaluarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Parë Përmet, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al