Transmetuar më 09-08-2020, 21:35


Pas shumë zërash, më në fund vjen konfirmimi zyrtar: Ilir Daja është trajneri i ekipit të futbollit të Partizanit.
Pas përfundimit të bashkëpunimit me djemtë e Skënderbeut, Daja merr përsipër të stërvisë “demat e kuq”.
Konfirmimi për përzgjedhjen e Dajës si trajner, erdhi nga ekipi i të kuqve.
“FK Partizani nesër do të prezantoj trainerin e ri në, ambientet e “Arte Boutique Hotel” ora 11:00. Faleminderit”, njofton Partizani. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





