Transmetuar më 09-08-2020, 17:48

Një vajzë e vogël lindi me stomakun, mëlçinë dhe zorrën e saj në pjesën e sipërme të trupit të saj.

Laurel Phizacklea, e cila sapo ka mbushur dy vjeçe, nga Kembrixh, nuk pritej të mbijetonte pas lindjes.

Prindërve të saj, Kelly, 30-vjeçe, dhe Sean, 34 vjeç, iu ofrua pak shpresë pas skanimit 12-javor, kur mjekët diagnostikuan fëmijën e tyre të palindur me një ekzomfaloz të madh – gjendje e cila ndodh kur muri abdominal i foshnjës nuk formohet gjatë shtatëzënësisë.

Vajza kishte pak shanse mbijetese.

Por prindërit e Laurel vendosën t’i jepnin asaj një shans dhe parashikimet e mjekëve i kundërshtuan kur ajo lindi në Spitalin Addenbrookes, Kembrixh, më 6 qershor 2018.

Shumica e foshnjave me gjendje të tilla, që kanë organet të rivendosura mbi trupin e tyre gjatë lindjes, edhe mund të mbijetojnë, por për shkak të madhësisë jashtëzakonisht të madhe të ekzomfalosit të Laurel, mjekët paralajmëruan që asaj nuk do të ishte në gjendje t’i riktheheshin në normalitet organet. Megjithatë, situata duhej ndjekur me kujdes deri kur të arrinte moshën tre-vjeçare.

Laurel mbeti me një gungë të zgjatur nga barku i saj i vogël. Prindërit e saj u kujdesën aq shumë, saqë vogëlushja tani që po mbush tre vjeçe, duket se e ka kaluar rrezikun dhe do të jetojë.

Kjo provon edhe një herë se jeta është dhuratë nga Perëndia./NOA.al