Transmetuar më 09-08-2020, 12:44

Është hedhur para pak momentesh shorti i raundit të parë e dytë kualifikues në Champions League.

Ekipi i saposhpallur kampion i Shqipërisë, Tirana, ka mësuar emrin e kundërshtarit.

Bardheblutë ishin në një vazo mjaft të vështirë, por fati i ka vënë një kundërshtar të kalueshëm.

Goglat i kanë vendosur Tiranës një përballje me gjeorgjianët e Dinamos së Tbilis.

Është hedhur sot në orën 12:00 në Nyon të Zvicrës shorti për turin e parë të Champions League.

Për shkak të situatës globaletë panemisë, UEFA ka vendosur që tre turet e para të zhvillohen me ndeshje teke. Pritet të përcaktohet stadiumi, data 18 ose 19 gusht, si dhe ora e ndeshjes.

Tirana me këtë kundërshtar dhe me përforcimet që po bën në këto momente, ka si objektiv kalimin e këtij turi, çka do t’i japë shanse të prekë ndoshta fazën e grupeve në Europa League, nëse nuk kalon turet e tjera kualifikuese të Champions.

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd