Gjashtë vetë vdiqën nga flakët dhe pesë të tjerë u vranë, pasi u hodhën nga një ballkon i katit të 11-të, në përpjekje për t’i shpëtuar flakëve.
Dhjetë persona, përfshirë dy zjarrfikës dhe një oficer policie, u plagosën.
Policia në Republikën Çeke po heton shkaqet e tragjedisë, që vrau 11 persona, përfshirë tre fëmijë.
Zjarri, në një bllok banesash në qytetin veri-lindor të Bohumin, është përshkruar si tragjedia më e madhe e këtij lloji në historinë e vendit.
Bohumin është në kufirin Czechek-Polak, rreth 300 km (190 milje) në lindje të kryeqytetit, Pragë.
Guvernatori i rajonit Moravia-Silesia Ivo Vondrak tha se zjarri dukej se ishte vënë me qëllim.
Sipas raportimeve të dëshmitarëve okularë, një burrë u prangos në vendngjarje pasi pranoi me qetësi në polici se ai kishte vënë ai fillimisht flakën.
Policia nuk pranoi të komentojë pretendimet e tij, por ka konfirmuar se një person është arrestuar.
Ministri i Brendshëm Jan Hamacek i tha Radio "Czecheke" se "tragjedia e madhe" mund të ketë ardhur për shkak të një konflikti të gjatë midis fqinjëve.
/NOA.al