Transmetuar më 09-08-2020, 09:29
Foto ilustruese

Një djalë i ri, rreth 13 vjeç, është dërguar i pajetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Sarandës.

Viktima me inicialet D.M., nga Delvina kishte shkuar me pushime me një grup shokësh në Borsh, ku dyshohet se ka ndërruar jetë.

Në trupin e të miturit nuk ka shenja dhune, ndërkohë që nuk dihet arsyeja se pse ka ndërruar jetë.

Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

Ndërkohë që shokët e të miturit po merren në pyetje, policia ka nisur hetimet mbi vdekjen e të miturit. /a.y/noa.al