Transmetuar më 09-08-2020, 09:00

Një zbulim i rëndë është bërë mëngjesin e kësaj të diele, ku një djalë i ri është gjetur i vrarë.

Në fshatin Shkjezë të Vaut të Dejës, është gjetur i vdekur 27-vjeçari Gjin Ndoji (Boriçi), banues në lagjen "1 Maji" Shkodër.

Trupi i pajetë është gjetur rreth orës 05.55 të mëngjesit të kësaj të diele, nga kalimtarë të rastit.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se viktima është vrarë me armë zjarri, i qëlluar me plumb në kokë.

Lidhur me ngjarjen hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi autorin dhe rrethanat. /a.y/noa.al