Transmetuar më 09-08-2020, 08:45

Prej disa ditësh në intubim, skulptori dhe pedagogu i njohur i Akademisë së Arteve, Arben Bajo, nuk e ka mposhtur dot koronavirusin.

Ai ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në spitalin "Shefqet Ndroqi" ku ndodhej në kurim, në gjendje të rëndë.

Gjendja e 53-vjeçarit u paraqit e rënduar, për shkak se i duhej gjak A-Negativ, nga një person që e kishte kaluar Covid-19.

Në rrjetet sociale u bënë thirrje të shumta për ti ardhur Bajos në ndihmë, mirëpo koha duket se nuk ishte në favorin e skulptorit të ndjerë, pavarësisht se dhuruesit u gjetën.

Arben Bajo është skulptori i cili realizoi bustin e këngëtares Vaçe Zela të ulur në një stol, me kitarë në dorë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar. /a.y/noa.al