Transmetuar më 08-08-2020, 22:15

Andrea Pirlo rikthehet te Juventusi, por këtë herë si trajner i skuadrës kampione të Italisë.

Gazeta “Sky Sport” publikon lajmin që vjen pak orë pasi “Zonja e Vjetër” shkarkoi trajnerin Maurizio Sarri.

Ky i fundit u bë “kurban” menjëherë pas skualifikimit të Juves nga Champions League.

Sipas shtypit italian, ka qenë një zgjedhje direkte e presidentit Andrea Agnelli, me të cilin Pirlo është takuar pasditen e sotme në Continassa.

Ish-mesfushori italian e njeh mjaft mirë Serinë A pasi prej shumë vitesh ka luajtur me ekipet më të mira. /k.k/noa.al/