Transmetuar më 08-08-2020, 17:52

Humbja ndaj Lionit i ka kushtuar shtrenjtë Mauricio Sarrit i cili është shkarkuar nga drejtimi i Juventusit.

I ardhur nga Napoli për të fituar trofe, nuk arriti të marrë shumë tituj përveç Serisë A.

Sa i përket ndeshjes, Juventus fitoi në ndeshjen e kthimit me rezultatin 2-1.

Por fitorja e parë dhe goli i shënuar në fushë kundërshtare bëri që Lioni të kalojë në fazën tjetër.

Prej vitesh Juve është në kërkim të Champions League, por ende nuk e ka çuar deri në fund luftën për ta fituar. /k.k/noa.al/