Transmetuar më 08-08-2020, 12:02

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kujtosi sot një ndër eksodet më të mëdha të shqiptarëve, të rregjistruara ndonjëherë brenda një dite.

Bëhet fjalë për anijen “Vlora”, e cila më 8 gusht 1991, "me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, nisi udhëtimin drejt lirisë duke u kthyer në simbolin e shpresës për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë", – theksoi Meta.

"Zbarkimi i tyre në brigjet e Italisë," – shtoi kreu i shtetit, – "dëshmoi para gjithë botës tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur për dekada nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi".

Sot kanë kaluar shumë vite, por Meta thotë se ritmet dramatike të shpopullimit të Shqipërisë nuk janë ndalur.

"Fatkeqësisht edhe sot pas 29 vitesh nga kjo ngjarje dhe këto pamje tronditëse që të emocionojnë në çdo kohë, ritmet dramatike të shpopullimit të Shqipërisë nuk janë ndalur".

Prandaj, kreu i shtetit, ka edhe një thirrje, në emër të këtyre saktificave.

"Në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore, është koha të ankorojmë shpresën në vendin tonë dhe të përmbushim ëndrrën e çdo qytetari, për një Shqipëri si gjithë Europa!".

"Koha që shqiptarët të rikthehen dhe të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre! Koha për ta ndërtuar Europën ketu! Koha për t’i thënë KURRË MË çdo projekti izolues dhe shpopullues!", – mbylli mesazhin e tij Presidenti Ilir Meta./NOA.al

Në 8 gusht 1991 anija “Vlora”, me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, nisi udhëtimin drejt lirisë duke u kthyer në simbolin e shpresës për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë.

Në 8 gusht 1991 anija “Vlora”, me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, nisi udhëtimin drejt lirisë duke u kthyer në simbolin e shpresës për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë. Zbarkimi i tyre në brigjet e Italisë, dëshmoi para gjithë botës tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur për dekada nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi.Fatkeqësisht edhe sot pas 29 vitesh nga kjo ngjarje dhe këto pamje tronditëse që të emocionojnë në çdo kohë, ritmet dramatike të shpopullimit të Shqipërisë nuk janë ndalur.Në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore, është koha të ankorojmë shpresën në vendin tonë dhe të përmbushim ëndrrën e çdo qytetari, për një Shqipëri si gjithë Europa! Koha që shqiptarët të rikthehen dhe të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre!Koha për ta ndërtuar Europën ketu!Koha për t'i thënë KURRË MË çdo projekti izolues dhe shpopullues! 🇦🇱

Publiée par Ilir Meta sur Samedi 8 août 2020