Transmetuar më 08-08-2020, 09:16

Policia greke në Kretë vuri në pranga një 19-vjeçar shqiptar, i akuzuar për përdhunimin e një vajze nën moshë.

I riu shqiptar, është vënë në akuzë pas denoncimit që ka bërë e mitura.

Ajo pretendoi se ai kishte abuzuar seksualisht me të.

Sipas mediave greke, të cilat i referohen deshmisë së të miturës në Polici, vajza që pretendenon se është përdhunuar dhe 19-vjeçari, ishin  njohur në një shkollë në zonën ku jetojnë

Ngjarja u denoncua të enjten në Polici dhe i riu me origjinë shqiptare u arrestua menjëherë.

Në dëshmitë e tij, 19 vjecari pretendon se gjithçka ka ndodhur me vullnetin e të miturës.

Ai tha se me vajzën ka qenë në një lidhje, para se të denoncohej prej saj në polici./NOA.al