Transmetuar më 07-08-2020, 23:19

Siti i drejtuar nga Pep Guardiola është pretendent kryesor për të fituar Champions League këtë sezon.  Manchester City mposht sërish Real Madridin me shifrat 2-1, duke prerë një biletë në çerekfinalet e Champions League.

Ndeshja u dominua nga anglezët.

Goli i parë erdhi pas një gafe të Rafael Varane, ku lojtarët e Sitit përfituan dhe gjetën avantazhin me Stërling. Real Madrid gjeti rrugën e rrjetës me Benzema, brenda 45 minutave të para.

Në pjesën e dytë Real kërkoi golin për të rihapur mundësitë e ndonjë përmbysje, por Siti dominoi lojën dhe gjeti golin e sigurisë. Një top i kthyer pa forcën e duhur drejt Kortua i jep mundësinë Zhezus të shënojë golin e dytë dhe të vulosë kualifikimin për Mançester Sitin. Anglezët në çerekfinale do të kenë Lionin, që surprizoi Juventusi falë një goli në fushë kundërshtare.

Juventus, pretendent kryesor këtë vit për trofeun, u dorëzua papritur ndaj një kundërshtari pa shumë pretendime. Lion falë golit të Depaj me një 11-metërsh, në 12’, si dhe fitores minimale të ekipit francez në ndeshjen e parë siguroi kualifkimin, duke zhvlerësuar dy golat e Ronaldos, edhe pse bardhezinjtë fituan 2-1 në fund.

Mançester Siti-Real Madrid 2-1 (2-1)

Shënues: Stërling 9′, Zhezus 68’/ Benzema 28′

Mançester Siti: Ederson, Uoker, Fernandinjo, Laporte, Kanselo, De Bryjne, Rodri, Gyndogan, Foden, Zhezus, Stërling. Trajner: Pep Guardiola.

Real Madrid: Kortua, Karvahal, Varane, Militao, Mendi, Modriç, Kasemiro, Kros, Hazard, Benzema, Rodrigo. Trajneri: Zinedin Zidan.

Juventus-Olimpik Lion 2-1 (0-1)

Shënues: Depaj (p) 12’/ Ronaldo (p) 43′, 60′

Olimpik Lion: Lopez, Denajer, Marcelo, Marçal, Dubois, Kakeret, Guimaraesh, Auar, Kornet, Depai, Ekambi. Trajner: Rudi Garsia

Juventus: Shezni, Kuadrado, De Ligt, Bonuçi, Aleks Sandro, Bentankur, Pjaniç, Rabio, Bernandeski, Higuain, Ronaldo. Trajner: Mauricio Sarri.

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd