Transmetuar më 07-08-2020, 20:34

Dy motrat mbërritën në Itali me shpresën për të punuar, por përfunduan duke prostituuar në zonën e Giugliano, në Campania.

Në kurriz të 39-vjeçarit me origjinë shqiptare, i cili u arrestua, ndërsa do të merrte vajzat në fund të “ndërrimit” të turnit të punës gjatë 17 korrikut të vitit të kaluar, u mblodhën prova të mëtejshme nga hetuesit në Napoli, ku edhe ai u vu në pranga.

Sipas hetuesve, shqiptari me sjellje të dhunshme, ushtronte të drejtën e menaxhimit të financave të viktimave të tij, duke i detyruar të përkuleshin ndaj çdo kërkese apo pretendimi.

Majde, ndaj njërës kishte kërkuar 10 mijë euro si kusht për ta lënë të lirë pasi rezultoi shtatzënë.

Hetuesit kanë zbuluar se shfrytëzimi i dy motrave i ka sjellë atij përfitime rreth 32 mijë euro.

Mediat italiane bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin Bashkim Allciu, nën akuzën e krimeve të skllavërimit, zhvatjen dhe dëmtimin personal kundër dy motrave ukrainase.

/NOA.al