Transmetuar më 07-08-2020, 18:26

Ambasadorja Yuri Kim ka shpërndarë në Twitter deklaratën zyrtare të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, shoqëruar edhe me një mesazh.

Deri tani, – deklarata e Ambasadës, – vinte në dukje se në çështje të drejtësisë, për raste të rëndësishme, paguhen lekë për shumë arsye, kryesisht për influencë dhe shmangie të drejtësisë.

Në reagimin e saj Yuri Kim thotë se operacionet e SPAK kanë të bëjnë me dënimin e kriminelëve të njohur.

"Rastet e rëndësishme shpesh shoqërohen me fushata të shtrenjta për të hedhur dyshime dhe konfuzion, për të pasur ndikim, për të mohuar të vërtetën, për t’i shpëtuar drejtësisë", – thuhet në reagimin e saj.

"Le të jemi të qartë: kjo ka të bëjë me dënimin e kriminelëve të njohur – asgjë më shumë, asgjë më pak. Ne mbështesim fuqimisht SPAK & ASP", – shkroi në mesazhin e saj Yuri Kim.

Në një deklaratë më herët, Ambasada vuri në dukje se gjyqtarë, prokurorë, policë dhe njëerëz në shërbim të së drejtës, duhet të shkëputen një herë e mirë nga ndikimet politike apo çdo ndikim tjetët që influencon punën e tyre të pavarur.  Ambasada shprehu mbështetjen e saj për institucionet e reja të drejtësisë që po ngrihen në vendin tonë.

/NOA.al