Transmetuar më 07-08-2020, 17:31
Foto ilustruese

Dy makina janë përplasur sot në rrugën e Rinasit.

Policia thotë se mjeti me drejtuese shtetasen S.U., 30 vjeçe, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen M.P., 22 vjeçe.

Për pasojë janë dëmtuar dy dretueset e makinave të cilat janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Mjekët thonë se asnjëra prej tyre nuk ka rrezik për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /k.k/noa.al/