Transmetuar më 07-08-2020, 17:12
Foto ilustruese

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me aksidentin e sotën në Peqin, ku humbi jetën një person.

Në aksin rrugor Karinë-Peqin, shtetasi Sh.Sh., rreth 40 vjeç, banues në Peqin,  duke drejtuar motoçikletën është përplasur me një motoçikletë tjetër me drejtues shtetasin Y.I., rreth 52 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit 40-vjeçari Sh.Sh. drejtuesi i motoçikletës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara. /k.k/noa.al/

Përplasen dy motorë, humb jetën njëri prej drejtuesve, tjetri në gjendje kritike