Transmetuar më 06-08-2020, 22:41

Kukësi i ka dhënë fund pushimeve ditën e sotme dhe është rikthyer në fushë, ku ka nisur edhe zyrtarisht përgatitjet për Ligën e Europës dhe sezonin e ri.

Nën urdhërat e trajnerit të ri Skënder Gega, ekipi ka zhvilluar stërvitjen e parë.

Para stërvitjes, trajneri Gega është prezantuar me ekipin aty ku edhe ka folur para skaudrës, teksa me grupin janë prezantuar edhe 3 afrimet e reja, Albin Gashi, Redon Dragoshi dhe Angelo Tafa.

Skuadra do të zhvillojë nesër stërvitjen e radhës në orën 19:00.

Të hënën ekipi do të udhëtojë drejt Tropojës për fazë përgatitore. Kukësi ka pretendime të larta për tiullin kampion sezonin që vjen.

Sakaq, ish-ftubollisti i Skënderbeut, Bajram Jashanica, nuk i është bashkuar asnjë ekip të Kategorisë Superiore Shqiptare.

Ai kërkohej nga Partizani dhe ky është një lajm i mirë për Kukësin.

Ekipi i Suharekës, FC Ballkani tha se Jashancia firmosi me klubin e tyre.

"Kemi kënaqësinë t’iu prezantojmë për këto 2 sezone të ardhëshme futbollistin Bajram Jashanica, i cili së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e klubit KF Skenderbeu (Korçë), ku ka bërë karrieren më të gjat të tijë si super lojtar , po ashtu Jashanica ishte dhe reprezentues i përfaqësueses së Kosovës 2016-2017."

"Jashanica shquhet me ndërhyrje të sakte në qendër të mbrojtjes dhe tajmingun e përsosur nga ndërprerjet", ishte njoftimi zyrtar i klubit kosovar.

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd