Transmetuar më 06-08-2020, 16:10

Janë nënë e bijë, por në fakt duken si motra. Ndoshta nuk do ta besoni, por kanë 30 vite diferencë mes tyre, vajza 30-vjeçe, dhe nëna 60-vjeçe.

Janë nga Amerika, dhe Cher Hubsher e nëna e saj Daën Hubsher i kanë mahnitur të gjithë me pamjen e tyre. Nuk është çudi që shumë persona t’i ngatërrojnë dhe nënën ta shohin si vajzë.

Në një intervistë Cher Hubsher ka treguar se që kur ishte në moshën 15 vjeç njerëzit i thonin se kishte një ngjashmëri të madhe me të ëmën.

Ato janë bërë shumë të famshme prej pamjes së tyre dhe kanë rreth 75,000 ndjekës në “Instagram”.

Cher ka treguar dhe një histori komike.

“Në një festë unë dhe mami ftuam edhe të dashurin tim, që aktualisht është edhe bashkëshorti im. Unë me mamin kishim veshur fustane me ngjyrë të njëjtë, modelin e flokëve e kishim njësoj dhe sa hyri, ai shkoi të përqafonte nënë time dhe i prek të pasmet. Akoma dhe sot e kujtojmë dhe qeshim sepse ai realisht nuk kishte faj.

Një herë tjetër një shoqja ime filloi të fliste me mamin tim duke menduar se isha unë. Njerëzit nga ngatërrojnë gjatë gjithë kohës dhe na bëjnë motra. Kur i them se është nëna ime dhe është 60 vjeç, ata mendojnë se unë po tallem”.